|
Paris Hilton "Nuk jam budallaqe" |
|

Paris Hilton ka deklaruar se disa herë është sjellë si budallaqe në televizion me synimin për të bërë njerëzit të qeshin, por në jetën reale ajo thotë se është person i fortë, që ka kaluar shumë gjëra.
Në një program britanik trashëgimtarja e pasur u shpreh se ajo e krijoi imazhin e saj si bjonde budallaqe për reality show, “The Simple Life”, ku u shfaq me shoqen e saj Nicole Richie.
"Për pesë vjet luajta atë personazh. Ishte e vështirë për mua, pasi nuk jam në të vërtete ajo që jam shfaqur atje. Në disa raste ka qenë zbavitës fakti se kam luajtur me imazhin”, ka thënë Paris. Ajo ndodhet ne Britani ku do të realizojë një tjetër reality, "British Best Friend". Hilton e ka pranuar se fama e ka berë që ta ketë të vështirë të gjejë miq të besueshëm.
|