|
Jessica Simpson harroi tekstin e këngës |
|

Këngëtarja Jessica Simpson edhe pas 10 vjet karriere harroi tekstin e këngës gjatë një koncerti në Michigan gjë që la shije të keqe tek të pranishmit.
Ajo pas këtij incidenti u kërkoi falje 9.000 adhuruesve të saj që ishin të pranishëm dhe nuk mundi të mbajë disa pika lotë. Dukej se këngëtarja nuk e kishte mendjen në vend derisa këndonte dhe e luti bendin të rifillojnë këngën sërish.
Pas festave të fundvitit është vërejtur se ajo ka ndryshuar sjelljen e saj në skenë duke vënë në dukje se jeta e saj private nuk po shkon aq mirë. Megjithatë kjo që i ndodhi nuk ishte hera e parë e ndoshta nuk do të jetë as e fundit.
|