|
Aguilera kritikja më e madhe e vetes |
|

Christina Aguilera thotë se ajo është kritikuesja më e ashpër e vetes kur është fjala për muzikën e saj, pasi ajo është një perfeksoniste e madhe dhe duhet të mbështetet në burin e saj Jordan Bratman për të kaluar momentet e vështira.
“Të kesh dikë ku mund të mbështetesh, një shtyllë, vërtet ndihmon në kohët e pafuqishme. Ai gjithmonë më thotë, ‘Procesi juaj kreativ është të kryesh nevojën mbi vetveten dhe pastaj ajo çfarë del më pas është ar’,”, ka thënë duke qeshur Aguilera.
“Pasi unë e bëj. Unë jam kritikuesja më e madhe ndonjëherë. Pasi jam një perfeksioniste ekstreme kur jam në mes të krijimit të asaj çfarë bëj. Andaj është disi një luftë e vazhdueshme me vetveten. Dhe Jordan është gjithmonë ai djaloshi i cili është aty për të më nxjerrë nga ajo vrimë e errët”, ka shtuar këngëtarja.
|