Banner

Lady Gaga fle në autobus

Lady Gaga ka lënë të mahnitur fansat e saj, kur ajo vendosi të flinte në autobusin e turneut të saj, në një parking të një vetëshërbimi, në vend se t’i bashkohej stafit që fjeti në një hotel luksoz.

Këngëtarja e hitit “Telephone” kishte rezervuar një hotel për gjithë stafin e saj, mirëpo mahniti fansat e saj, kur ajo u kthye me një truproje, ku së bashku me autobusin shkuan në një parking të një vetëshërbimi, duke kaluar dhe natën në autobus.

“Ishte vërtetë e çuditshme. Të gjithë shkuan në hotel në mënyrë normale. 15 minuta më vonë, ngasësi, njëri prej stafit të Gagas dhe truproja u kthyen, duke kaluar në rrugën West Cromwell Road Tesco në ora 3:30 të mëngjesit. Ata u ndalën në një parking dhe Gaga urdhëroi të fiken dritat, ku më pas e kaloi natën”, tha një burim.

 

You need Flash player 6+ and JavaScript enabled to view this video.

Informohuni për ngjarjet më të reja në NEXT, votoni, propozoni...

...regjistrohuni FALAS!

Banner