|
Diaz: Cruise, ideal për dublues aksioni |
|
Aktorja, Cameron Diaz ka lëvduar kolegun e saj Tom Cruise, duke pranuar se ai do të përbënte një aktor dublues perfekt të skenave të rrezikshme në filmat aksion. Aktorja është e mahnitur nga lëvizjet e kolegut të saj në filmin “Knight and Day”, duke thënë se ai ishte i shkëlqyer në skenat e rrezikshme gjatë komedisë së lartpërmendur. “Tom është fantastik. Ai është si një dublues profesionist i filmave aksion. Nëse nuk është Tom Cruise, atëherë yll filmi. Ai do të ishte dubluesi më i mirë i skenave të rrezikshme në biznesin e filmit”, deklaroi Diaz.
|